Romeo dhe Donaldi heqin dorë nga emisioni i ofruar pas debateve dhe përpIasjes me produksionin

“Big Brother VIP Albania” i erdhi fundi ditën e djeshme, ku fitues doli balerini Iliri Shaqiri, ndërsa në vend të dytë Donald Veshaj.

Ky emision ka qenë i mbushur me shumë debate, por edhe me plot surpriza të bukura, që vetë banorët i kanë quajtur “surpriza të jetës” apo dhe “këto janë mrekullitë”.

Donaldi u emocionua shumë për këtë surprizë të madhe dhe u përlot, teksa u realizua dhe lidhja me vëllanë e tij nga studioja ku po përgatitej për emisionin. Dhe vetë Romeo u emocionua dhe u përlot.

Mirëpo, duket se gjërat kanë marrë një rrjedhë tjetër kur Romeo është përplasur mbrëmë me produksionin pas fitores së Ilirit.

Nëse shkojmë në Instagram-in e Romeos, do të shikojmë që ai ka fshirë nga profili i tij videon e emisionit që do të mbante me Donaldin, gjë që lë të kuptohet se mund të kenë hequr dorë nga projekti.Madje, u bë e ditur se binjakët së bashku me Trixën kishin refuzuar të shkonin në afterparty me ish-banorët e tjerë dhe produksionin.

Author: morevesh