Roberti flet për deklaratën e Kristit dhe shpullën e Kejvinës/ Do vajza veç për s*ks?

Robert Aliaj ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku komentoi deklaratën e Kristit brenda shtëpisë së BBVA se “ e vetmja gjë e bukur tek një vajzë është seksi”.



“E kuptoj shumë mirë Kristin që thotë nuk shkoj dot me çdo femër që më del përpara, duhet ta dua. Unë duhet të kem një afeksion, një prekje”, tha ndër të tjera ai.

Sa i përket reagimit të tij për shpullën e Kejvinës ndaj Luizit, Roberti insistoi se ishte provokim nga ana e Luizit dhe se të ishte në vend të tij do të largohej vetë nga shtëpia.

Author: morevesh