Robert Aliaj Dragot i ka surprizuar të gjithë me deklaratat që ka bërë këtë të martë në “ABC e Mëngjesit”. Ai ka folur për eksperiencën e Kristit në shtëpinë e “Big Brother Vip”, duke u shprehur se nuk do t’i pëlqente që i biri të krijonte një lidhje me një vajzë të showbizit.
Ndër të tjera, Roberti u ndal edhe te eksperienca që i biri ka pasur më herët në “Love Story” duke u shprehur se Kristi mori një pagesë nga producentet.
“Është një njeri që e jeton jetën për qejfin e vetë në fakt. Asnjëherë nuk ka dashur televizionin, kurrë nuk ka pasur prirje, te “Love Story” e hutuan ato dy producentet, e shkatërruan fare. Ai mori një pagesë të mirë dhe tha e di si është puna, do vijë të bëjë një gallat, një eksperiment këtu. Edhe praktikisht ai ishte shumë i qartë që në fillim si te “Big Brother”, i tha: ‘Unë nuk jam këtu për gjë, dashurinë e kam jashtë, këtu kam ardhur për famë’”, tha ndër të tjera Roberti.