Rita Lati na habiti fare: Une keshtu jam beqare, por dashnore kam cdo nate, problemi eshte qe…

Aktorja Rita Lati shpeshherë ajo ka folur “pa doreza” për jetën e saj private.

Kur vajza e saj Roza Lati ishte ende e vogël, ajo u nda nga bashkëshorti për të filluar një jetë të re, por kjo nuk e ka bërë Ritën që të ndalet nga suksesi i saj në role të shumta.

E ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan këtë të enjte, aktorja u pyet nga publiku se përse nuk u martua sërish pas ndarjes nga bashkëshorti.

Me përgjigjen e saj pa komplekse, aktorja tha se “nuk e përballon dot një burrë në shtëpi”.

S’më donte asnjë burrë. E di si është puna… Burra ka sa të duash, s’kam qenë asnjëherë pa burra, ose pa një burrë. Por burrë në shtëpi nuk e përballoj dot.

Të vijë dhe të iki biri botës, të rrijë aq sa më duhet mua. Aq sa dua unë dhe asnjë sekondë më shumë se më shqetëson. Dhe e kupton personi që duhet të ikë”, tha Lati.

 

Author: admin