Rishpallet njeriu më i pasur në botë/ Ja kujt ia mori sërish fronin Elon Musk

CEO i Tesla, Elon Musk, u rrëzua nga vendi i parë nga Bernard Arnault, CEO i markës luksoze franceze LVMH, në dhjetor të vitit të kaluar duke bërë që Musk të zbresë në vendin e dytë për më shumë se dy muaj. Elon Musk ka rifituar titullin e personit më të pasur në botë, sipas të dhënave nga Bloomberg.




Megjithatë, që nga e hëna, Bloomberg raporton se një rritje në aksionet e Tesla-s e ka ngritur Musk përsëri në krye të Indeksit të Miliarderëve. Pasuria neto e Musk ishte rreth 187.1 miliardë dollarë që nga e hëna pas mbylljes së tregjeve, sipas Bloomberg, duke kaluar pasurinë prej 185.3 miliardë dollarësh të Arnault.

Ndërsa aksionet e Tesla ranë ndjeshëm mes polemikave për blerjen e Tëitter-it nga Musk, aksionet për prodhuesin e automjeteve elektrike janë rritur që nga viti 2023. Musk mund të mbajë titullin e personit më të pasur në botë, por ai gjithashtu mban një rekord për pasurinë më të madhe të humbur ndonjëherë nga dikush në histori.

Në fund të vitit të kaluar, Musk u bë personi i parë që humbi 200 miliardë dollarë pasuri, pasi pasuria e tij neto ra nga rreth 340 miliardë dollarë në nëntor 2021 në 137 miliardë dollarë në dhjetor.

Author: morevesh