Dy ditë para zgjedhjeve për shoqatën rajonale të Shkodrës, një vendim skandaloz i Federatës Shqiptare të Armando Dukës ka bërë që ky afat i caktuar të shtyhet për një muaj.
Shkak i zgjatjes së procesit të votimit me një muaj që është një vendim i paprecedent është bërë për shkak të Covidit.
Nj vendimi skandaloz dhe qesharak i Armando Dukës i cili e ka marrë këtë veprim nën panikun e humbjes së zgjedhjeve.
Ky ishte rasti i pari që në këtë Shoqatë Rajonale të Shkodrës priteshin të zhvilloheshin zgjedhje me dy kandidatë ku edhe pse Duka ka bërë ccmos për të manipuluar garën, duket se frika e humbjes bëri që ta shtyjë me një muaj proccesin zgjedhor.
Në garë për postin e kryetarit të kësaj shoqate kandidojnë Lazër Matia dhe Kujtim Shaba, me këtë të fundit që ka akuzuar për parregullsi të procesit.
Aktualisht në krye të Shoqatës Rajonale të Shkodrës është trajneri i përfaqësueses së 19-vjeçarëve të Shqipërisë, Armando Cungu.