Fjoralba Ponari është një nga moderatoret më të dashura të ekranit.
Edhe pse prej disa vitesh në ekran, moderatorja mundohet të jetë shumë hermetike për sa i përket jetës private. Një vit më parë Fjoralba humbi të ëmën në një moshë tepër të re. Së fundmi ajo ka ardhur me një reagim dhe një kërkesë për të gjithë ndjekësit e saj në “Instagram”.
“Nga një nënë e babe keni dale të gjithë. Nëse nuk keni dashuri për ata që keni në shtëpi, po u bëj me dije që unë të mite i dua e do i dua sa të kem frymë, ndaj të paktën sot, kërkoj të jeni njerëzore e të respektoni dhimbjen time”, shkruan Fjoralba.
Bukuroshja ka postuar në Instagram një foto të dorës së saj dhe të partnerit të saj të kapura fort me njëra-tjetrën dhe ka shkruar se si ka qenë ky vit për të.“2022 ishte një vit i vështirë, por ishte më e lehtë me ty pranë. Të dua!”.