Reshje shiu dhe mot i ftohtë, ja sa parashikohen të shkojnë temperaturat ditën e sotme

Dita e sotme do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i vranëst e intervale të shkurtëra me diell.

Advertisements

Reshjet e shiut do të bëhen të pranishme që prej orëve të para pas mesnatës me intensitet mesatar. Në ultësirën perëndimore e përgjatë bregdetit reshje në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në zonat malore në lartësitë mbi 1400 metra reshje e shiut do të konvertohen në reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar. E pranishme do të jetë mjegulla e mjegullina nga reshjet.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijë bregetare e zonave luginore fiton shpejtësi deri në 20 deri 25 m/sek. Valëzimi në dete i forcës 5 deri 6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Advertisements

në zona
malore 2 deri 10°C

në zona e ulëta 10 deri 18°C

në zona bregdetare 11 deri 18°C./shqiperiaime.com.al

Author: admin