Muaji janar nuk do të jetë ende fillimi i hovshëm i vitit 2022 pasi ndikimi i tre planetëve në prapavijë do t’i bëjë shenjat të reflektojnë e të ndihen më të ngurta në veprimet e tyre. Si një muaj i dominuar nga Bricjapi, të gjithë do të ndiejmë natyrën e fortë e të përllogaritur të tyre, por është periudha e duhur për të zgjidhur çfarë nuk kemi mundur. Më poshtë gjeni renditjen e shenjave nga ajo më pak me fat, tek ajo me më shumë fat sipas Meri Shehut.
12. Gaforrja
Kanë përballë të gjithë planetët e tjerë në Bricjap dhe ky muaj do t’i mbajë të tërhequr. Të gjitha çështjet e lidhura me martesën, kontratat, bashkëpunimet, rishikimet, rivlerësimet etj. do të kalojnë në një vrimë të ngushtë shikimi që të shkojnë në anën tjetër. Në shëndet, Gaforret nuk do të kenë problem, por më shumë muaji do të lidhet me kontaktet, punën e rikthimet pas. Paratë do të jenë pak të vështira pikërisht prej kësaj situate, e sidomos nga data 25-29. Gjithë janari do të jetë me tentativa sqarimesh nga ana ekonomike, sepse nuk është ende e çliruar për shkak të Mërkurit në Ujor. Në dashuri do të marrin vendime serioze, por do të rishikojnë disa që tashmë i kanë marrë. Kjo sepse vendimet për martesë nuk mund të merren mes datave 25-29 për arsye të Afërditës së kundërt që nuk favorizon fillimin e ri të një marrëdhënieje. Nga fundi i janarit mund të kenë avantazhe bashkëpunimesh e martesa. Hëna e plotë në datën 17 mund t’u sjellë plotësimin e një dëshire të rëndësishme.
11. Dashi
Puna dhe paratë do të kenë disa përballje dhe gjërat nuk do të shkojnë aq njëtrajtësisht, madje disa mund të kenë përmbysje planesh e projektesh. Në rastet kur mendonin se do të merrnin një shpërblim ekonomik, ky do të vonojë, por Dashët që janë përjashtuar pa të drejtë nga puna, janë keqkuptuar ose ndarë nga një marrëdhënie dhe nuk ka ende një formë të prerë, do të kenë një shans të dytë. Në çështjet ligjore e udhëtime do të kenë pengesa që nga data 2 janar deri më 25.
10. Peshorja
Peshorja është në kuadrat me Bricjapin, ndaj hapen në fillim të vitit çështjet e trashëgimive, familjaret dhe të parealizuarat. Do e shohin me qetësi këtë periudhë në çështjet familjare. Një lajm i mirë është se në datën 17 hapet një vend pune i rëndësishëm lidhur me karrierën, ndaj mund ta shohin si ekspozim apo finalizim të bukur të marrëdhënieve që ka të bëjë me famën, pushtetin, ligjin dhe rënien në sy. Në dashuri, marrëdhëniet familjare do sqarohen, për ata që kanë krijuar një familje apo bashkëjetesë. Nuk do të ketë fillime të reja, por rregullime të asaj që ka ekzistuar e deri në ndarje të atyre që nuk funksionojnë më.
9. Luani
E mendojnë vitin 2022 sikur nuk e kanë të mirë, por do të kenë shumë punë, avantazhe. Janari bazohet te shëndeti dhe ekonomia. Ekonomia do të sqarohet shumë, detyrimet që kanë me të tjerët, vonesat, prapambetjet e pagesave. Në çift do të rikthehen sqarimet e këtyre çështjeve. Në shëndet, duhet të rishikojnë botën e tyre psikologjike. Këshilla për Luanin gjatë janarit është të mos investojnë shumë, të mos marrin iniciativa për hapje biznesesh dhe të mos bëjnë debate të ashpra pasi mund ta gjejnë veten në gabim. Gjithashtu, duhet të kenë kujdes me lidhjet e fshehta, kontaktet e fshehta etj., sepse mund të jenë një ngatërresë e madhe për ta, sidomos në datat 25-29.
8. Binjakët
Do të kenë një vit të rëndësishëm për karrierën, por u duhet shumë punë për ta mbajtur fort arritjen e tyre. Ky muaj do t’i lidhë shumë me punën e çështjet ekonomike të përditshme, si dhe të ardhurat që duan të marrin. Duhet të tregojnë kujdes ndaj marrëdhënieve në punë, sepse mund të sjellin probleme që mund t’i stresojnë. Një ndryshim pune i rëndësishëm rreth datës 17 janar i pret, por duhet të ngulmojnë shumë në çështjet e ekonomisë.
7. Peshqit
Të gjithë ata që kanë premtuar për Peshqit shoqëri, miqësi, aleancë do të kenë ngatërresa dhe vonesa në këto drejtime, si dhe në iniciativat e punëve. Disa plane e kthime pas do t’i bëjnë mos ta fillojnë janarin si duhet. Në datën 17, me Hënën e plotë në Gaforre do të ketë romantizëm, njohje shumë të mirë, dashuri me shikim të parë, dhënie fjale. Është pikërisht dita kur do të ndiejnë ajrin e mirë të vitit 2022.
6. Shigjetari
Kontradiktat në lidhje me jetën personale, erotike, punën, prapaskenat, vonesat e pagave dhe mosmarrëveshjet në vendin e punës do të jenë të konsiderueshme. Ndaj, nuk duhet të marrin iniciativa për investime, ndryshim pune, debate për projekte që nuk i njohin dhe të kenë kujdes nga kundërshtarët që duan t’u prishin punë. Një lajm i mirë ekonomik rreth datës 17-18 që do t’i shpërblejë për mundimet e bllokimet në jetën personale. Lidhur me shëndetin, mund të rikthehen disa probleme që nuk janë trajtuar si duhet.
5. Demi
Kanë fat më të mirë sepse të gjitha ndikimet e planetëve në shenjën e Tokës janë në Bricjap dhe nuk ka çlirim gjatë janarit e në fund të tij do të jetë edhe Marsi në Bricjap. Ndaj do të dominojnë rregullat, kujdesi, edukimi, përgjegjësia e formës që nuk të lë liri. Marsi në Bricjap është në pozicion të mirë dhe nuk do ta bllokojë aq shumë shkurtin. Demi, si shenjë Toke, kundërshtimet e përmbysjet e planetëve do t’i marrë me qetësi e organizim dhe nuk do të shokohet aq shumë nga disa rikthime sherresh, debatesh e vështirësish. Momentalisht, nuk mund të udhëtojnë sepse nuk është e favorshme.
4. Akrepi
Si shenjë Uji, favorizohen nga Peshqit e Bricjapët dhe do të dalin më fuqishëm në komunikim, do të njohin njerëz në rrjetet sociale, do të rregullojnë punë e projekte që nuk kanë shkuar si duhet, do të riformatohen e do të bëhen më strategjikë. Me planetët e kundërt duhet të vazhdojnë të tregojnë kujdes sidomos në datat 25-29, sepse s’duhet të marrin iniciativa të mëdha. Duhet të sqarojnë projektet e situatat nga e kaluara sa u përket të afërmve dhe çështjeve studimore, ligjore, ekonomike. Janari është muaj që karakterizohet nga kursimet dhe kontrolli i shpenzimeve.
3. Virgjëresha
Si shenjë Toke, Bricjapi bën mrekullinë e vet dhe i fut në organizim e rishkim, u sjell gjëra nga e kaluara që pretendonin se i kishin humbur, për t’i parë e shijuar, si dhe të kapin situata që mendonin se nuk ishin më aty për ta. Ndaj mund të rregullojnë jetën personale e ekonomike ata që kanë patur probleme, sepse Bricjapi për Virgjëreshën është një shenjë që mbart shumë anë personale, është shenja më erotike për të. Planetët që futen në Bricjap për Virgjëreshën do të sjellin fantazi, ëndërrime, dëshirë për të shijuar jetën e krijuar. Sado skeptikë që janë Virgjëreshët, duhet të bëjnë një hap pas për të marrë iniciativa e vendime të rëndësishme. Nuk duhet të japin nga vetja nëse iu bëhen premtime.
2. Ujori
Sido të shkojë, çështjen ekonomike e kanë të mbrojtur pavarësisht se do të mendojnë të ndryshojnë punë apo po bashkëjetojnë me njeriun e gabuar, nuk janë shpërblyer si duhet apo kanë një lidhje të fshehtë. Të gjitha këto do t’i sqarojnë, do të fillojnë një punë të rëndësishme nga data 14-15 dhe do të kenë mundësi nga data 2-14 të hyjnë në kontakte e biseda të rëndësishme sepse Mërkuri është në shenjën e tyre në të drejtë, ndërsa pas datës 14 do të kthehet në të kundërt. Kjo do të sjellë disa pengesa e sqarime në të gjitha situatat, për të gjitha shenjat.
1. Bricjapi
Ndonëse shumë planetë do të jenë aty, Mërkuri, Afërdita e Marsi në fund të muajit, sërish do të arrijnë ta mbajnë natyrën e dëshirat e tyre ndaj dhe të tjerët do të dominohen nga kjo. Do të ecim me llogari të qarta, të matur, të rreptë, të ftohtë, të ashpër e kritikë, por nëse vendosin për diçka, do të bëhet edhe sikur të përmbyset bota. Kanë mundësi të rregullojnë çfarë nuk kanë mundur në vitin 2021, por edhe mosmarrëveshjet e problemet e pazgjidhura të nëntor-dhjetor 2021 do të dalin në sipërfaqe gjatë muajit të parë të 2022-shit. E rëndësishmja është që nuk do të jenë të fshehtë, por edhe pas hyrjes së Marsit në shenjën e tyre do të pasohet nga një periudhë e mirë.