Rekordi i rekordeve/ Chelsea finalizon blerjen e kampionit të botës për shumën e paprecedentë

Chelsea blen për 120 milionë euro kampionin e botës dhe lojtarin e ri më të mirë të Katar 2022, Enzo Fernandez.

Më në fund Benfica u bind që ta linte të lire 22-vjeçarin që u rebelua duke kërkuar largimin me çdo kusht ndërsa presidenti i klubit portugez, Rui Costa e la të lirë për shumën rekord, madje 10 milionë më e shtrenjtë edhe se klauzola e vendosur në kontratë.




Kjo është shuma që thyen çdo rekord në Premier pasi transferimi më i shtrenjë deri në 31 janar 2023 ishte ai i largimit të Jack Graelish nga Aston Villa te Manchester City për 113 milionë euro dy sezone më parë.

Fernandez iu nënshtrua testeve mjekësore në Lisbonë për të mos humbur kohë, ndërsa Chelsea nxitoi ta zyrtarizonte si blerjen më të re, duke zëvendësuar menjëherë italianin Jorginho, të larguar pak orë më parë te Arsenali.

Deri më tani, Chelsea është klubi që dominon merkaton në Angli dhe në botë pasi vetëm në këtë sesion dimëror ka shpenzuar 240 milionë euro ndërsa në total që prej mbërritjes së pronarëve amerikanë, rreth 500 milionë euro.

Author: morevesh