Komisioni i Organizimit dhe Operacioneve Elektorale i ngritur nga Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, kanë publikuar rezultatin përfundimtar mbi pjesëmarrjen dhe votimin në referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës.
Në bazë të në një vendimi nga Komisioni i Organizimit dhe Operacioneve Elektorale, bëhet me dije se në votim kanë marrë pjesë 43,879 anëtarë të Partisë Demokratike.
Pro shkarkimit të Lulzim Bashës kanë votuar 43,385 anëtarë, ndërsa kundër kanë votuar 306 dhe 17 anëtarë kanë votuar abstenim. Të pavlefshme kanë rezultuar 171 vota.
Më tej shtohet se në bazë të këtij referendumi është ratifikuar vendimi numër 6 i Kuvendit Kombëtar për shkarkimin e Lulzim Bashës.