Reagon nëna e Kristit për lidhjen me Keisin/ Ja çfarë më ka zhgënjyer

Teksa Kristi brenda po shijon flirtin me Keisin, kanë mbërritur reagimet e para të familjes së tij.




Ka qenë pikërisht nëna e tij që me anë të një mesazhi, ka përcjellë tek i biri të gjithë mbështetjen e saj. Megjithatë, mamaja e Kristit është shprehur e zhgënjyer me komentet negative jashtë shtëpisë të Big Brother. “Po më duket sikur po jetojmë dy jetë paralele. Jetën reale dhe atë virtuale që shohim në ekran. Të shoh kur bën stërvitje, kur fle, kur je me Keisin. Aty janë krijuar situata të vështira.




Dhunë, denigrime, ofendime. Aty bëhet një luftë e madhe dominancë ku përballen persona me pikëpamje të ndryshme. Ti e kë përballuar dhe argumente. Çfarë më ka zhgënjyer që ti për hir të vetes nuk e ke tradhtuar veten. Ti je i mençur, i qetë dhe i balancuar. Ndihem shumë e zhgënjyer si qytetare dhe si prind, për turmën jashtë në komente, për denigrimin që u është bërë banorëve dhe prindërve t tjerë. Kristi mami të përqafon fort nga larg.”- tha nëna e Kristit.

Author: morevesh