Reagon Bjordi Mezini: Ka një fije dyshimi që …/ Përmendi Ylli Bakën si një ish- i dashuri i Kiara Titos

Ish-banori i “Big Brother VIP2”, Bjordi Mezini, ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku foli për eksperiencën e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.



Por jo vetëm kaq, pasi regjisori i njohur foli gjithashtu edhe për jetën e tij private, ku sqaroi deklaratën që brenda shtëpisë ka thënë se është beqar.

“E kam thënë jam single sepse jam vetëm aty brenda. Nuk isha gati për një lidhje. Fakti që jam apo jo i lidhur nuk do ndikojë në lojë”, sqaroi Bjordi.

Ai gjithashtu u pyet edhe në lidhje me projektet e reja, ku tha:

“Po, do vazhdoj serialin tim “H.O.T.”. Fillojnë xhirimet në mars. Kam shumë punë, e kemi shtyrë goxha”.

Por moderatorët e njohur të “Wake Up” i kujtuan edhe një nga momentet plot humor brenda në shtëpi. Është fjala kur gjatë një bisede me Luiz Ejllin ku ky i shprehte frikën se mos një ish-i dashur i Kiara Titos hynte në shtëpi, Bjordi përmend Ylli Bakën…



“Nuk e mbaj mend ta kem thënë ashtu. Ka një fije dyshimi që mund të jetë montuar. Por duke e njohur veten, edhe mund ta kem thënë. Më bënte shumë për të qeshur vetja ime”, tha ai.

Author: morevesh