Reagojnë familjarët e Luizit pas akuzave të Oltës/ Artist dhe njeri nuk të bën leku, ja kush e mban Luizin brenda

Ditën e djeshme ka degraduar një debat i ashpër mes Oltës dhe Luizit brenda shtëpisë së Big Brother Vip.



Aktorja e ka akuzuar këngëtarin si përdorues kokaine, e shantazhi duke thënë se do flasë për ato që di për “gruan” e tij Kiarën se Tirana është e vogël, dhe e ofendoi si llum etj. Ndërsa, një ditë më parë, ajo e bullizoi se pse ai nuk vishet me veshje firmato.

Në lidhje me këto akuza, ka ardhur një reagim nga familjarët e Luizit, përmes profilit të tij në Instagram, që menaxhohet prej tyre.

Në një postim në InstaStory, ata shkruajnë se artist dhe njeri nuk të bën leku dhe se brenda asaj loje nuk duhet të cenohen dhe përfshihen persona dhe ngjarje jashtë BBVA.



Sipas tyre, fyerjet janë akoma më të rënda kur dalin nga goja e një vajze dhe gruaje, teksa se kush e mban Luizin brenda shtëpisë, jepen si përgjigje “vetja” dhe “populli”.

Ata besojnë se publiku dhe produksioni do dinë ta gjykojnë në mënyrën më të drejtë.

Reagimi i plotë:

Reagim për të gjithë ju që e keni kërkuar patjetër një të tillë dhe jeni mbështetës të Luizit…

Në kuadër të një loje dhe brenda kontekstit të një realityshow, bazuar në të vërteta dhe jo, bazuar në intriga dhe poshtërime mendoj se:



Njeriu ka mundësi të zgjedhë, si dhe në çfarë nivelesh do të luajë! Prandaj gjithçka duhet të jetë e mbyllur dhe të luhet aty për aty pa përfshirë dhe cenuar jetën e atij që ke përballë dhe jashtë këtij formati.

Imazhi i një artisti duhet ruajtur si i tillë dhe të respektohet edhe kur mungon dëshira. Prandaj ekzistojnë limitet dhe jo vetëm! Nuk ngrihet ky imazh as ulet nga “markat” e shtrenjta ose jo. Besoj kuptohet dukshëm për ata që na ndjekin se çfarë janë ose nuk janë, fundja populli thotë nuk të bën leku artist, leku nuk të bën njeri, t’i lind i tillë.

Fyerja është po e tillë, e rëndë…, por më e rëndë kur del nga goja e bukur e një femre. Kush e mban Luizin brenda? Po, hë? Kush e mban përveç vetes së tij? Kush tjetër? Populli.

Pastaj për pjesën tjetër nuk po flasim më gjatë, nuk ja vlen. Se ndryshe nga disa, ne mendojmë më gjatë dhe për ata që mund të lëndohen. Pa diskutim që nuk tolerohet dhe besojmë se do të gjykohet në mënyrën më të drejtë. Jo vetëm nga produksioni, por edhe nga ata që shpenzojnë kohën e tyre duke ndjekur Luizin.



Author: morevesh