Partia Demokratike ka reaguar pas disa raportimeve, se në selinë e PD-së do të ndërtohen tre kulla.
Sipas PD, kjo është një gënjeshtër e Sali Berishës.
“Për të hequr vëmendjen nga dhuna që Sali Berisha dhe banda e tij ushtruan me 8 janar, ai ka shpërndarë një gënjeshtër alla Sali gjate ditës së sotme.
Kjo është vetëm një gënjeshtër e re, mashtrimi i radhës i Sali Berishës.
Sqarojmë gjithë opinionin publik se selia e Partisë Demokratike është pronë publike.
Ajo është shtëpia e demokratëve, nuk është bunkeri i Sali Berishës e aq më pak hapsira e pastrimit të parave të ortakeve të tij”, thuhet në reagimin e PD.