Reagimi i Oltës pas largimit të Bonës çudit banorët e mërzitur

Valbona Mema la shtëpinë e ‘Big Brother VIP Albania’, duke lënë të shokuar banorët me këtë vendim. Përmes një zarfi, Vëllai i Madh njoftoi largimin e Valbonës nga shtëpia. Largimi i saj i papritur ndodhi për shkak se ajo ka një familjar të shtruar në spital.




Pas largimit të Valbonës, banorët u ndjenë keq e u shprehën se do ta takojnë sapo të dalin nga Big-u. Mirëpo, njëra prej tyre, duket se nuk është ndjerë dhe aq keq. Bëhet fjalë për Olta Gixharin. Ajo u duk e qeshur, e madje e kaloi situatën me batuta duke thënë se tashmë shtëpia do të jetë zhul.

‘Ne morëm fund tani që iku Bona, do na kapi zhuli. Më falni po për ta çdramatizuar situatën. Ti s’ke marr pluhurat akoma. Unë në situata shumë dramatike më kap e qeshura. Nëse më shifni që qesh e kam ngërç e kam sqaruar 100 herë.”– tha Olta.

Kiara e cila e kishte përballë nuk u duk dhe aq e lumtur nga reagimi i Oltës. Moderatorja e pa deri në momentin që Olta përfundoi fjalinë, mirëpo nuk dha asnjë koment.

 

Me largimin e Valbonës, anulohet votimi i së shtunës për të nominuarit e kësaj jave Olta, Kristi, Dea, Tani dhe Armaldo, pasi ishin të zgjedhurit e saj.

Author: morevesh