Aishe Haklaj, motra e vëllezërve Haklaj, në një reagim për gazetën TemA, thotë se Sali Berisha kërkon ta përdorë sërish 5 janarin, si atëhere kur nisi hakmarrjen ndaj vëllezërve të saj.
Ajo thotë se 5 janari shënon ditën kur Berisha vrau Shkëlqim Haklajn dhe nisi vëllavrasjen në Tropojë, që mori jetën e qindra personave.
“Sali Berisha si kriminel dhe i pa fytyre e i pa cipe vazhdon te perdore edhe sot e kesaj dite daten 5 janar si fitore te tij, i cili me kete date vrau Shkelqim Haklaj dhe futi ne vëllavrasje Tropojen, nje nder zonat me delikate ne luften e Kosoves.
Kjo tregon se kjo date eshte e shenuar per te kunder kundershtareve te tij politik, por atehere realizoi ate qe ai deshi sepse Amerika nuk e kishte kuptuar akoma se kishte te bente me nje komunist me pikëpamje lindore, i cili do te vdese i tille.
Atehere Sali krimineli realizoi vrasjen e Shkelqim Haklaj sepse organizata e tij kriminale ishte e mbrojtur, e financuar dhe e instruktuar nga Berishovici.
Tani me 5 janar nuk do te vrase perseri kundershtarin e tij politik, sepse tani Saliu nuk eshte me ai Sulltani i 97-98, por nje i vdekur politik e moral, i cili nuk eshte e nevojshme te vdese fizikisht.
Njolla dhe turpi qe ai njeri do te marre me vete ne varr jane te njejta me turpin e Esat Pashe Toptanit dhe te atyre tradhetareve te kombit qe tradhetuan gjakun dhe vatanin e tyre.
Kete 5 janar nuk e lejon Amerika ate kriminel te realizoje krime e perjashtime me forcen e vetos se Sali shpellarit qe i rezistoi monizmit, por qe nuk i rezistoi demokracise.
Faleminderit Amerike qe nuk e lejon Sali vrasesin te realizoje 5 janare te pafundme.
Populli duhet te kete frike nga nje vrases sepse ky vrases na vrau ne dje, por neser do t’ju vrase edhe ju te tjereve per interesat e tij te ngushta”, thotë Aishe Haklaj në një reagim për gazetën TemA.