Sipas një burimi nga agjencia e lajmeve “Interfax”, nuk ka gjasa që një raund i dytë bisedimesh midis një delegacioni rus dhe ukrainas të zhvillohet sot.
“Me shumë mundësi, kjo do të ndodhë në fund të javës,” tha ai.
Një skenar tjetër është që bisedimet të zhvillohen të premten, kjo nëse pala ukrainase do të japë një përgjigje pozitive sot ose nesër. “Interfax” saktësoi se bisedimet nuk u anuluan, por e shtynë.