Kryeministri i Shqipërisë në kuadrin e vizitës në Beograd flet për DW mbi „Open Balkan“. Ai thekson ndër të tjera, se është e rëndësishme që “Serbia ka pranuar që në mes Shqipërisë dhe Kosovës të mos ketë kufij.“
DW: Z. Kryeministër kanë kaluar tre vjet qëkurse është hedhur ideja për Mini-Shengenin Ballkanik, tani “Open Balkan”. Si mendoni, a është ky një projekt që do mbijetojë, pasi është folur shumë për këtë?
Edi Rama: Unë jam i bindur që pikërisht pse paqja duhet të mbijetojë dhe duhet të bëhet e pakthyeshme përgjithmonë, ky projekt, kjo nismë detyrimisht do të mbijetojë.
Zakonisht kur flitet për Open Balkan, keni shumë kritika, sidomos nga Kosova, por edhe nga vetë Shqipëria. Duket sikur po tradhëtoni Kosovën duke marrë pjesë në një proces me Serbinë. Është një debat ende i nxehtë. Ju si e shihni këtë?
Unë nuk dua të komentoj mbi këtë. Por, dua të them që nëse është tradhëti të mendosh për të ardhmen, të mendosh për paqen, të mendosh për rritjen e bashkëpunimit dhe të ekonomisë, të mendosh për mirëqenien shoqërore dhe të mendosh edhe për zgjidhjen përfundimtare të ҫështjes së Kosovës, po atëherë unë jam tradhëtar, nuk diskutohet dhe tradhëtar do të ngelem.
Si mund të zgjidhet ҫështja përfundimtare bashkë me këtë proces? Serbia kohët e fundit bëri ca kërcënime me luftë, kemin problemin në veri.
Edhe në Serbi Ju jeni kritikuar për qëndrimet atëherë, duke qenë në një atmosferë të tillë a duket e mundur zgjidhja? Dhe, p.sh. sot në Beograd po të ishte Kosova e ftuar a do të kishte një flamur të Kosovës në qeverinë e Serbisë?
Së pari të mos harrojmë asnjëherë që ҫështja e mosdakordësisë mes Serbisë dhe Kosovës – unë nuk e harroj asnjëherë këtë pasi është një ҫështje themelore dhe shumë e rëndësishme, që do të thotë se procesi në vetëvete është një proces i vështirë dhe nuk mund të jetë kurrësesi një proces i qetë vijimsisht – do ketë edhe tensionet e veta.
Por, nga ana tjetër po të bëjmë një krahasim me të shkuarën sot vertetë rriten tensionet, por edhe zgjidhja e atyre nyjeve që krijojnë tension është shumë më e shpejtë, nëse e vini re. Pikërisht se është kjo ҫështje në mes, unë mendoj se Ballkani i hapur është edhe më i rëndësishëm, sepse është kontributor i drejtpërdrejt për të krijuar energji pozitive dhe për ta lehtësuar procesin e konfrontimit në ҫështjen themelore duke i dhënë mundësi palëve të komunikojnë në një atmosferë më pozitive.
Dhe, prandaj edhe solla përsëri shembullin e Gjermanisë dhe Francës: Paqja përfundimtare së bashku me faljen publike të Gjermanisë erdhi në vitin 1969 nga kancelari Willy Brandt. Ndërkohë që, menjëherë pas luftës Gjermania dhe dhe Francës: Paqja përfundimtare së bashku me faljen publike të Gjermanisë erdhi në vitin 1969 nga kancelari Willy Brandt.
Ndërkohë që, menjëherë pas luftës Gjermania dhe Franca filluan të komunikojnë, filluan të ndërveprojnë, filluan të ngrenë mekanizma bashkëpunimi. Dhe, këto mekanizma u ngritën në radhë të parë aty ku është më lehtë, tek interesi ekonomik.
U ngritën në radhë të parë aty ku përveҫ se është më e lehtë dhe më jetike për jetën e përditshme të njerëzve, tek buka, tek rritja e mundësive për t‘u mbijetuar plagëve të tmerrshme të luftës dhe për t’u dhënë njerëzve një perspektivë në familjet e tyre. Nuk ka asnjë kontraditë në këtë mes, por përkundrazi:
Nëse Kosova do të ishte e pranishme do të kishte mundësi që në radhë të parë, duke u përfshirë në këtë nismë, të rriste kapacitetet e veta ekonomike, të fuqizonte imazhin e vet si një hapësirë ku mund të investohet për investitorët e huaj, të krijonte garanci për të gjithë ata që investojnë dhe që do të investonin në Kosovë, qofshin shqiptar, qofshin të huaj dhe kështu të merrte disa benifite të drejtpërdrejta të natyrës ekonomike, ndërkohë që në procesin e dialogut të vazhdonte të mbante qëndrimet e veta që nuk diskutohen dhe të arrinte synimin e vet.
Por, që nuk ekziston në histori, siҫ e njoh unë, që një zgjidhje konflikti të ketë pasur sukses duke mos përdorur të gjitha mjetet e nevojshme dhe duke mos përfshirë këtu domosdoshmërinë e vendosjes së interesit të qytetarëve si njerëz, si familjarë, si prindër, prodhues, tregtar, si konsumator, kjo është e sigurt./m.dw.com