Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot Bledi Çuçin në krye të ministrisë së Brendshme në prezencë edhe të ish-ministrit të dorëhequr nga ky post Sandër Lleshajt. Rama u ndal tek protestat për vrasjen e Klodian Rashës duke theksuar se ato duhet të na bëjnë të reflektojmë.
“Protestat erdhën si rezultat i një arsyeje shumë të fortë. Vrasja e një të riu natën, në një situatë të pangarkuar me asnjë element apo rrethanë objektive apo psikologjike të një operacioni. Është tejet tronditëse për këdo.
Edhe unë vetë po të mos isha në këtë pozitë do kisha dalë në protestë. Por jo për të gjuajtur policinë me gurë, por për të kërkuar drejtësi për Klodianin.
Në atë moment të parë kur shoqëria reagon si një familje sepse një anëtar i familjes së madhe ka humbur jetën jo aksidentalisht por për shkak të atyre që familja ka besuar për ta mbrojtur”, tha Rama./Burimi: abcnews.al