Kryeministri Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me punonjësit e një kompanie private, të cilët i ka informuar për rritjen e pagës minimale.
Gjatë takimit Rama u shpreh se është shumë e rëndësishme të deklarohet e gjithë paga e punonjësve dhe të mos ketë paga në të zezë, pasi kjo gjë ndihmon edhe në rritjen e pensioneve, të cilët burojnë nga sigurimet shoqërore.
Rama bëri me dije gjithshtu se paga mesatare në vazhdim do të jetë 85 mijë lekë, e barabartë me punonjësit e thejshtë në Gjermani.
“Sipërmarrja shqiptare që është edhe fuqia që shtyrë përpara ekonominë e vendit. Por, sot është të luash me zjarrin që të mos paguash punonjësit në mënyrë dinjitoze. Sot është të luash me zjarrin që të bësh sikur s’kupton, sepse kemi hyrë në një kohë konkurrence kur bëhet fjalë për burimet njerëzore sepse Evropa po plaket, dhe duke qenë se nuk i siguron dot punonjësit nga brenda i kërkon ata nga jashtë. Sot kemi hyrë në një fazë tjetër zhvillimi i cili është i mbështetur tek turizmi, por duhet garantuar forca e punës. Dhe për tu arritur kjo, forcat e punës duhen trajtuar me respekt.
Bizneset vazhdojnë gënjejnë mendjen se duke pasur 54% të punonjësve me pagë minimale do ti mbijetojnë kësaj kohe. Këto kompani në këtë sektor dhe çdo sektor po sillen me burimin e të ardhurave të tyre, si ai që tha “më ngordhi gomari kur e mësova të mos hante”. Të mos sillen kështu me pjellën e tyre sepse do të humbasin me shpejtësi para syve atë që është në fund të fundit oksigjeni pa të cilin ato nuk mund të jetojnë, krahun e punës. Nuk të vjen më njeri me pagë minimale siç ka qenë deri më tani. Ju të gjithë keni gjyshër dhe gjyshe dhe jam i bindur se të gjithë mund të mendoni çfarë bën ky për gjyshen e gjyshin tim që kanë pensione që nuk janë të mjaftueshëm. Ne me pensionet bëjmë atë që na jepni mundësi ju të bëjmë. Nëse te pagat është qeveria e buxheti i shtetit, nëse te pagat tuaja është qeveria juaj këtu, sepse te pagat që merrni ju e kemi ulur maksimalisht taksën.
Pensionet jepen nga shuma e kontributeve që mblidhen, ju sot paguani sigurime shoqëror që gjyshërit të marrin pensionin. Ky është dallimi dhe nuk mundet që të pranojmë që sipërmarrësit të bëjnë lodra punonjësit. Thelbi është që vetë ata dhe e ardhmja është e rrezikuar sot nga kjo qasje ndaj punonjësve. Ajo që paguhet në të zezë duhet të dalë në të bardhë. Nuk mund ti japim ne leje ndërtimi kompanive që ndërtojnë pallate me punonjës që nuk marrin pagë dinjitoze. Shqiptarët që shfrytëzojnë shqiptarët, për turpin e dheut e për të keqen e tyre. Kjo paga këtu, paga juaj mesatare që do të shkojë në vazhdim afro 85 mijë lekë është jo shumë larg pagës që merr një kamarier apo një punonjës si ju në Gjermani.”- u shpreh kryeministri.