Rama parashikoi krizën mes demokratëve në 2017: Luli do të rrahin këta të tutë e do të nxjerrin në rrugë të madhe (VIDEO)

TIRANË- Kriza mes demokratëve dhe pakënaqësia e tyre ndaj drejtimit të Lulzim Bashës ishte diçka që pritej të ndodhte një ditë. Kjo duket se është parashikuar nga kryeministri Edi Rama në vitin 2017, madje ai e kishte paralajmëruar kryedemokratin në sytë e të gjithë deputetëve, por edhe shqiptarëve në një seancë plenare në Kuvend.

 

Shqiptarja.com risjell në vëmendje një video të Ramës nga foltorja e Kuvendit ku i thotë kreut të PD-së se demokratët e tij ‘do ta rrahin e më pas do nxjerrin në rrugë të madhe’.

“Guri, o guri hajde se po na rrahin! Hajde guri se po na rrahin! Një gjë po ta them i dashur miku im Lulzim ma dëgjo sot këtu përpara të gjithëve.

Unë e di si do shkojë kjo punë dhe mbaje mend në fund këta do të rrahin ty, se do iu ngordhi gomari dhe do i bien samarit dhe pastaj 7×7=42, 1 kg karrota, gjysmë kg presh dhe në fund fare do përfundojë kjo punë që ty do të të nxjerrin këta në rrugë të madhe.

Pastaj atje në rrugë të madhe si ta kesh fatin ti bashkë me këta sepse nuk është më rrugë pafund, ka një stacion, stacioni është drejtësia e re.

Aty do shikojmë pastaj kush jeni ju dhe kush jemi ne“, ka thënë Rama në 2017 në Kuvend.

Author: morevesh