Në Komisionin Hetimor Parlamentar për Inceneratorët, kryeministri Edi Rama tha se nuk i njeh pronarët e inceneratorëve, Klodian Zoton dhe Stela Gugalljan.
Në atë moment, deputeti demokrat Belind Këlliçi nxorri një video ku kryeministri Rama ka qenë në inaugurimin e Inceneatorit të Elbasanit dhe pas tij ndodhen Klodian Zoto dhe Stela Gugalla. Kreu i qeverisë thqa se mund të kishte mundësi për t’i njohur, por që nuk ka shkëmbyer asgjë me ta.
Rama: Unë dua që zoti Këlliçi të më dëgjojë pasi nuk më rezulton që ka përqafuar aritmetikën e delegatëve për karrige. Është moment i mirë për të parë aritmetikën. Është një moment i rëndësishëm që ndarja që ishte një ndarje shumë qartësisht e definuar nga aritmetika, njëri nga një këndvështrim ekstravagant dhe një normal. Nuk mund të jeni të ndarë me aritmetikën në karrige dhe të jeni bashkë me 430 mln euro. Janë vetëm angazhim deri në vitin 2047 kur në këtë vit, situate në këtë parlament do jetë tjetër.
Uroj që zoti Këlliçi dhe kushdo tjetër të jetë këtu dhe të bëjë një komision tjetër. Themi 430 mln për para që janë për në 2047-ën. Kemi të bëjmë me investime, jemi tek 55 mln tek Elbasani. Vijmë tek Tirana, kemi pagesa për shërbim, ndërkohë që në vendet përreth ton inga Greqia është 60. Për sa më pyuesni, revolucioni për pastrimin e këtij vendi. Ka shumë dokuemte që e kanë përcaktuar historinë që kanë të bëjnë me emergjencën mjedisore. Revolucioni nuk është i atyre që zbatojnë. Por atyre që kanë vizionin, që bëjnë politikat. Është i qeverisë që po merrni në pyetje. Përsa i përket këtyre personazheve se pse nuk vijnë, dua t’ju siguroj që nuk i njoh.
Mund t’i njihja por nuk kam pasur asnjë mundësi. Fare nuk i kam takuar ndonjëherë. Përsëri këtu, për çfarë po kërkohen. Pasi Prokuroria po dyshon për një aferë korruptive mes Ministrit dhe këtyre që po ndajnë para. Dhe nuk përflitet për 430 mln, por për një shumë mes tyre. Nëse prokuroria dhe gjykata i nxjerr të fajshëm, janë të fajshëm. Unë nuk gëzohem nëse përfundojnë pas hekurave, por është një process historikl. Nuk do të imagjinohej kurrë të ndodhte me ato që kanë qenë përpara.
Këlliçi: Kam këtu një video kur ju jeni në ingagurimin e inceneratorit të Elbasanit dhe pas jush janë Klodian Zoto dhe Stela Gugallja? Këta persona më 18 prill 2017 si pronarë të inceneratorit ju kanë shoqëruar gjatë inagurimit dhe gjatë vizitës në impiant. Thatë që nuk i njihni, janë prezent 3 metra larg jush.
Rama: Unë kam shkuar nëpër shumë biznese dhe realisht që ka njerëz me të cilët kam folur, por ka njerëzy të cilët kanë ngelur mbrapa. Ja ku është një fotografi e djalit të liderit historic me një grup trafikantësh kokaine dhe të ngrija mbi këtë fotografi një narrrativë, që këta janë duke ngrënë e duke pirë dhe jo 3 metra mbrapa. Më nxore një video që janë tre metra mbrapa meje. Nëse unë sot do ktheja kokën dhe këta mbrapa do të thotë që i njoh.