Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë se shumë shpejt shqiptarët do të kenë mundësi që të udhëtojnë pa viza në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Përmes një postimi në “Facebook”, Rama shkruan se duke filluar nga data 20 prill qytetarët shqiptarë do të udhëtojnë pa viza drejt Emiratet e Bashkiara Arabe.
“Edhe Emiratet e Bashkuara Arabe pa viza nga 20 prilli”.
Kujtojmë se në muajin janar kryeministri Rama njoftoi gjiashtu se edhe drejt Kinës qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza.