Kryeministri Edi Rama, ka hapur fushatën e PS në Durrës, përmes mbjelljes së pemëve, nismë kjo me paratë qe jane destinuar per fushaten elektorale.
Por dhe në Durrës si në Tiranë, nuk i ka kursyer batutat, teksa ia ka marrë nga dora doktoreshës çantën, duke i kërkuar që të marrë lopatën dhe të mbjelle pemën pa pengesa, duke evidentuar dhe njëherë rritjen e pagave për mjeket.
“A doktoreshë! U rritën pagat doktoreshë! Tani ma jep çantën këtu dhe merr lopatën. Ja ashtu! Bravo”, i drejtua Rama.