Ndërsa në vend kanë plasur protestat për rritjen e çmimeve, kryeministri Rama ka udhëtuar drejt Turqisë, për të marrë pjesë në forumin diplomatik të Antalias.
Rama nxjerr pamjet nga takimi me presidentin turk Erdogan, një takim dhe pritje e ngrohtë. “Me Presidentin Ergodan në forumin diplomatik të Antalias”, shkruan Rama.
Në forumin diplomatik të Antalias, Rama shoqërohej me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka.