Në emisionin “Shqipëria LIVE”, është diskutuar ditën e sotme risia më e re e sjellë nga kryeminstri Edi Rama dhe paraardhësi i tij, Sali Berisha, podcast-i.
Mes të ftuarve u hodh ideja nëse do ishte e mundur që kryeminsitri Rama të ftonte në podcast-in Luizin, personazhi më i famshëm i reality shoë-t “Big Brother VIP”. Pedagogia Iris Luarasi deklaroi se nëse ajo do merrej me fushatën e Ramës, do ia propozonte vetë këtë gjë.
“Unë nuk e di se nuk merrem me fushatën elektorale të Edi Ramës, por që nëse do merresha do ja kisha propozuar unë këtë gjë sepse do ishte favorizuese, do ishte podcast-I më I dëgjuar në Shqipëri”- tha Luarasi.