Qytetari: A do ndalet rritja e çmimit të miellit dhe naftës? Rama: Jemi në luftë!

Gjatë ditëve të fundit është shënuar një rritje rekord e çmimit të miellit dhe karburanteve në Shqipëri. Rritja është një shqetësim mbarëqytetar. E me këtë rast Kryeministri Rama i ka kthyer përgjigje një komentuesi në faqen e tij në Facebook, i cili pyeste se çfarë po ndodh me çmimin e naftës dhe a ka një kontroll. Në përgjigjen e tij, kryeministri shkruan se bota është në luftë duke ju referuar konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës. Rama shton se Rusia është eksportuesi më i madh i naftës dhe për këtë arsye çmimet po rriten.

Sipas Ramës, Qeveria nuk e kontrollon dot nuk e kontrollon dot çmimin e naftës psi tregu është i lirë, ndërsa atë të energjisë po, prandaj ky i fundit nuk është rritur.

Komentet:

Elion Tahiri: Çfarë po ndodh me çmimin e naftës dhe miellit, si është e mundur që nuk ka njeë kontroll peër keëto gjera? S’është e drejtë të rriten çmimet në çdo sekondë, duhet të keni një zgjidhje për këtë.

Edi Rama: Elion Tahiri po bëhet luftë, luftë prej vërteti, luftë me bomba e me viktima, e me plagë të jashtëzakonshme, kjo po ndodh. Dhe po te ishte i mundur kontrolli i çmimeve nga qeveria, do e kishte ndonjë qeveri ne Europë, ku çmimet po rriten edhe më frikshëm se ketu, ndërkohë qe ketu nuk po rritet ende energjia elektrike, pikërisht sepse shteti qe e shet dhe e blen energjinë, ndryshe nga nafta e mielli e tërë të tjerat që shiten e blihen nga privateët, po e mban me dhëmbe kur i thonë llafit, pikeërisht qe të lehtesoje sadopak familjarët! Qe s’është e drejtë kjo nuk diskutohet, po s’ka si të mos ndodhë në këto kushte alarmi në të gjitha tregjet dhe me sanksionet ndaj Rusisë që është eksportuesi më i madh në Europë i gazit, naftës dhe grurit, por ama nga ana tjetër s’ka se si të mos e marrim edhe ne bashkë me tërë të tjerët, një pjesë të barrës së luftës së ukrainasve kundër një agresioni ushtarak mbi shtetin e tyre sovran e demokratik, sepse historia na ka mësuar më shumë se një herë që kush mbyll sytë kur i vjen tjetrit lufta në shtëpinë e vet, shumë shpejt e ka luftën në shtëpinë e tij!

Author: morevesh