Partia qeverisëse e Ukrainës propozon marrëveshje të re të sigurisë si alternativë ndaj NATO-s – si shenjë e qartë se po pranon një nga kërkesat kryesire të Rusisë për të mos u futur në NATO.
Një traktat i ri sigurie – i garantuar nga vende të tilla si SHBA, Turqia ose vende fqinje duke përfshirë Rusinë – mund të jetë një alternativë në vend të anëtarësimit në NATO, propozob Shërbëtori i Popullit, partia e Presidentit Zelenskyy.
Rusia ka deklaruar më herët se Ukraina duhet të heqë dorë nga përpjekjet e saj për t’u bashkuar me NATO-n përpara se Moska të pushojë bombardimet e saj ndaj vendit fqinjë.
“NATO nuk është gati të pranojë Ukrainën për të paktën 15 vitet e ardhshme dhe e thotë qartë këtë. Ne nuk kemi as mbështetje nga kjo aleancë, në një luftë krejtësisht të drejtë”, tha një zëdhënës i partisë, citon noa.al, rrjetin britanik Sky News.
“Meqenëse është e pamundur të bashkohemi me NATO-n në vitet e ardhshme, ne nuk mund të përdorim vetëm preambulën e Kushtetutës [shprehim dëshirën tonë për t’u bashkuar me NATO-n] për të shkuat drejt aleancës, për të mbrojtur vendin tonë”.
Ndërkohë që ofron këtë lëshim, partia qeverisëse thotë se Ukraina nuk është e gatshme t’i nënshtrohet kërkesave të tjera të Rusisë.
Ajo tha se në asnjë rrethanë Ukraina nuk do të heqë dorë nga pretendimet e saj ndaj Krimesë, Donetskut dhe Luhanskut dhe as nuk do të pajtohet me ndonjë ultimatum mbi sovranitetin dhe integritetin e saj territorial.
“Ne dëgjojmë kërkesën e Rusisë për të njohur të ashtuquajturat “DNR” dhe “LNR” dhe për të njohur pushtimin e Krimesë. Është e qartë se ne nuk do ta bëjmë këtë. Por ne duhet të vendosim se si do të rregullohet jeta e njerëzve në këto territore brenda shtetit tonë integral.” /noa.al