Qetsori, Luizi dhe Armaldo kanë diskutuar së bashku mëngjesin e sotëm për Oltën.
Qetsori është shprehur se Olta donte ta ‘digjte’ nga loja duke u futur bashkë me të në tualet, njejtë si ‘kurthi’ që Luizi i bëri Kristit dhe Armaldos dhe se që nga ky moment ai dyshon te ajo.
Ai shtoi se nuk i ka lënë asnjë përshtypje që e kuptoi këtë gjë.
Qetsori ka thënë që nuk e ka ndihmuar atë në lojë, thjesht i ka lënë më shumë kohë që ajo të gabojë akoma më rëndë.