Qetsori bën Oltën për të qarë/ “Ose fëmijën, ose lojën me Luizin”

Olta është prekur sot nga një bisedë që zhvilloi me banorin e ri të Big Brother Vip, Qetsorin.



Teksa po diskutonin për lojën, Olta i tha Qetsorit se ka vendosur që të mos shfaqë emocionet e saj në lojë, pasi sipas saj diçka e tillë do ta penalizonte.

Ajo i tha Qetsorit se i vetmi rast që ka qarë është kur ka dalë Amosi nga shtëpia. Ndërsa i zbuloi se ka mbajtur për brenda mallin që ka për djalin e saj të vogël.

Në lidhje me këtë, Qetsori, iu përgjigj Oltës se ajo rrezikon të ftohet emocionalisht, pasi nuk shpreh ndjenjat dhe emocionet për të birin.

Ai i tha se ajo duhet të zgjedhë midis lojës që ka me Luizin, dhe fëmijës së saj.



Pjesë nga biseda:

Olta: Të bredshmen time nuk e kupton njeri. Unë kam vendosur të mos a nxjerrë. Njëherë qava për shokun tim, Amosin dhe ma kujtojnë akoma. Kur doli video e çunit më çoi në një emocion që nuk e përmblidhja dot. Ose duhet ta përmbledh atë emocion e ta mbaj në një paketë, ose do shpërthejë, dhe unë nuk do qendroj dot më këtu brenda. Unë po shpërtheva gjendjen time emocionale që kam nuk vazhdoj dot këtu.

Qetsor: Ju po rrezikoni të ftoheni.

Olta: Jo çfarë thua, realisht prekem shumë kur e thua këtë. Si mund të ftohet zemra e një nëne?

Qetsor: Po nuk e diskutove, rrezikon të ftohet.Ti i bie të rrezikosh, ose të harrosh fëmijën që mos kesh ndjesi emocionale, ose të harrosh Luizin.



Olta: E kam çengel në kokë, nuk më ikën nga mendja.

Author: morevesh