Një fundjavë e hidhur për tifozin e Newcastle, Alan Caling. Ai ishte dëshmitar i humbjes së ekipit të tij në “St. James’ Park” kundër Liverpool-it (0-2, golat nga Nunez dhe Gakpo), por rikthimi në shtëpi ishte edhe më i tmerrshëm.
Çuditërisht, super Newcastle i Howe (“Magpies” tani jën në vendin e pestë, një pikë pas Tottenhamit, i katërti, pikërisht në zonën evropiane) është mposhtur në Premier League vetëm dy herë deri më tani, këtë sezon. Kundërshtari ndaj të cilit “Magpies” janë dorëzuar është gjithmonë i njëjtë: Liverpool i Klopp.
Një pasdite zhgënjyese këtë herë për Alan, i cili ndoqi ndeshjen kundër Salah dhe shokëve të tij në “St. James’ Park”. Sidoqoftë, nuk mund ta imagjinonte se çfarë po ndodhte në shtëpinë e tij, ndërkohë…
Sapo u kthye në shtëpi, Alan gjeti biletat e tij për finalen e Kupës Carabao (Newcastle luan me Manchester United në ‘Wembley’ të dielën më 26 shkurt) të gllabëruara plotësisht dhe të bëra copash nga qeni i tij Rudy.
Alan i dëshpëruar nuk iu besonte syve. Dekurajimi i momentit ia la vendin më pas ironisë. Alan me ironi nxori në shitje qenin e tij për 5 £. Ky është postimi i publikuar në Facebook nga tifozi i Newcastle: “Ky është qeni im Rudy. Ai është një përzierje e vogël e një qenushi dhe mendon se letrat janë një pushtim i shtëpisë së tij.
Pasi u ktheva nga shikimi i humbjes së Newcastle në shtëpi ndaj Liverpool-it, për herë të parë këtë sezon, duke pësuar dy gola, Rudy mendoi se do të më bënte të qeshja duke më ngrënë biletat e ‘Wembley’, që më ishin sjellë me postë ndërsa unë isha jashtë. Tani e nxjerr në shitje për 5 paund ose më pak”.