Episod emocionues në West Ham ku shfaqet Maxwel Cornet, sulmuesi 26-vjeçar nga Bregu i Fildishi i “Hammers”.
Disa lojtarë të skuadrës së Premier League u mblodhën së bashku në parkingun e qendrës stërvitore “Rush Green” para një makine.
Mes tyre Lukasz Fabianski, portieri 37-vjeçar polak që filmoi skenën, kapiteni Declan Rice dhe pikërisht Maxwel Cornet, i cili përjetoi momente terrori pak më vonë…
Në video shihet prania e një qeni të madh në krah të kapitenit të West Ham, Rice. Në një moment Cornet u largua nga pjesa tjetër e grupit për disa metra.
Qeni u nis ngadalë drejt Cornet dhe filloi ta ndiqte deri në derën e hyrjes së fushës së stërvitjes. Fatmirësisht për Cornet qeni ndaloi dhe e la të ikte.
Me pak fjalë asgjë e veçantë, vetëm frikë e madhe për sulmuesin e West Ham. Shoqëruesit e tij, dëshmitarë të skenës, kanë shpërthyer së qeshuri.
https://twitter.com/i/status/1645527149481443329