Në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Shqipëria Live”, mamaja e Jorit Luljeta Delli, konkurentes së BBV2, ka folur në lidhje me rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
“Vajza është shumë allegro, këndon kërcen, Jori është vërtet ashtu dhe jashtë. Ndonjëherë më duket sikur është në dhomën e vetë. I thashë vetëm shijoje si eksperiencë, qoftë nga ana humane dhe nga ana profesionale. Po e shijon këtë eksperiencë”, tha mamaja e Jorit.
Arjon Muça: Ju kishte shprehur ndonjë pëlqim ndonjë nga banorët para se të hynte?
“Kishte pëlqim për Dean si person, si një karakter. Nuk kishte ndonjë afeksion ndaj Luizit. Ajo që e vogël ishte si “çun haram”.”
Erjona Rusi: Kë shihni më afër saj, përveç Deas?
Jori nuk di të luajë, prandaj unë dua më shumë Kristin, Dean dhe Luizin sepse e kanë afruar.
Jori ka punuar shumë që e vogël tani, tani është në diplomim, merret dhe me palestër.
Arjon Muça: A nuk i ke thënë që të gjejë një burrë shqiptar?
Jo, unë nuk i ndërhyj, unë e dua të realizuar si femër dhe të jetë e lumtur.