Prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim lidhur me databazën me të dhënat e qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, shoqëruar me kartat e tyre të identitit, pozicionin e punës dhe pagën përkatëse që po qarkullon në rrjetin social të “ëhatsapp”.
Burime bëjnë me dije se Prokuroria e Tiranës do të kërkojë një shkresë zyrtare në Drejtorinë e Tatimeve dhe Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, e gjitha pas ankesave të depozituara në lëtë organ hetimor nga një grup qytetarësh.
Vetëm pak muaj pas skandalit të patronazhistëve, duket se të dhënat e më shumë se 910 mijë qytetarëve nuk janë të sigurta dhe se informacionet që duhet të jenë konfidenciale po shpërndahen me shpejtësi. Ende nuk dihet se cili është burimi i daljes së kësaj liste, të cilën “Opinion” deklaron se e posedon, por ende nuk e ka bërë publike, për ruajtjen e privatësisë së qytetarëve.
Lajmi u publikua dje nga “Opinion” vetëm disa muaj pas skandalit të të ashtuquajturëve “patronazhistë”. Lista me të dhënat e gati 1 milionë shqiptarëve, u publikua vetëm disa ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ku krahas emrit, qytetarët kishin të pasqyruar edhe preferencën e tyre partiake dhe personin e “ngarkuar” për mbikqyrjen e tyre. Për këtë çështje, hetimi u bë nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, e cila pretendoi se ishte konsumuar asnjë vepër penale.