Në ‘’Big Brother Vip’’ shkëmbehet ‘’puthja’’ e parë romantike.
‘’Puthja’’ e shumëpritur ndodhi mes Pajtimit dhe Sarës.
Të dy kanë shfaqur pëlqimin që kanë për njëri-tjetrin por kanë pranuar se njohjen do ta marrin me hapa ta ngadaltë dhe të sigurtë.
Për Sarën një nga frikërat e saj është edhe presioni i kamerave dhe mendimi i publikut.
Në kuadrin e një shakaje, dyshja ka shkëmbyer një puthje romatike por me ndihmën e xhamit të derës i cili nuk i lejoi ata të kishin kontakt.
Edhe pse jo një puthje normale, përsëri ajo i siguroi komentet dhe ovacionet e banorëve.
Koha do të tregojë nëse mes tyre do të ketë një histori dashurie brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Top Channel