Ish-banorja e “Big Brother 4”, Neda Balluku, ishte ditën e sotme e ftuar në emisionin “Wake Up” për të komentuar ngjarjet më të fundit të “Big Brother VIP”.
Neda Karafili, e cila tashmë ka marrë edhe mbiemrin e bashkëshortit, ish-banorit të “Big Brother 4”, Ogrenit, tha se nuk kishin hyrë në reality show për t’u bërë çift. Madje ajo tha se puthjen e parë që e dhanë brenda shtëpisë, iu desh 2 muaj e gjysmë.
“Atë puthjen që pamë në televizor parë, ne na është dashur diku te dy muaj e ca për ta dhënë. Dhe të ishte në dorën tonë as nuk kishim për ta dhënë fare aty brenda, as për t’u dhënë fare kënaqësinë atyre që na bënin presion për ta dhënë.
“Puthja mes Donaldit dhe Beatrix u nxit nga presioni”/ Ish-banorja e
Sepse bëhet njëfarë presioni, sepse shiko publiku tradicional e sheh ose për sherret e gallatat që bëhën ose çiftet. Por nga ana tjetër kur ti po ndjen për herë të parë në jetën tënde për një njeri në atë formë, është e pamundur të shtysh veten se je në një kontekst televiziv. Mu kjo e fundit më doli në plan të dytë. Dhe kjo është një arsye se pse penalizohen personat që bëhen çift”, tha Neda.
E pyetur nëse “hy në një luftë me veten kur je aty brenda”, ajo tha: “Është një realitet hermetik, të paktën në edicionin tonë, pasi kësaj radhe është më fleksibël. Aty brenda mendojnë se kanë gjetur njeriun më fantastik në planet që ndoshta po të ishin jashtë mund të mos njiheshin”.
“Puthja mes Donaldit dhe Beatrix u nxit nga presioni”/ Ish-banorja e
Sipas saj, puthja mes Beatrix dhe Donaldit është nxitur nga presioni. Madje ajo shton se ndodhi shumë shpejt dhe do të penalizohen.
“Të bëhesh çift është penalizmin. I përgjysmojnë shanset njëri-tjetrit. Asnjë çift nuk ka shkuar kurrë në finale, në histori. Ose Donaldi ose Beatrix do të shkojnë në finale”, tha Neda./m.j