Puthja me Beatrix në ‘dasmë’, Semi ‘hakmerret’ ndaj Donaldit

Semi Jaupaj, shoqja e ngushtë e Bora Zemanit, ka vendosur që t’i japë fund miqësisë së saj me Donald Veshajn pas puthjeve që shkëmbeu me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Pas këtyre skenave, Semi nuk e ndjek më Donaldin në Instagram. Por, për dallim prej saj, Donaldi ende e ka atë në listën e personave që ndjek.

Ditë më parë, ajo u shpreh e zhgënyer me Donaldin për afërsinë me Beatrixin. Gjatë spektaklit të së martës, kërkoi që Donaldi t’i kthente delen prej pelushi dhe më pas u largua nga studio.

Nga ana tjetër Donaldi duket se u lirua pas daljes së Semit nga Big Brother, duke iu afruar më shumë Beatrix, dhe tashmë janë një çift.

Author: admin