“Puthja e fundit”, Klodiana Lala: Ish-miss Skrapari hapi xhamin e makinës që të vritej Marsel Sotiri nga rivalët

Gazetarja Klodiana Lala zbuloi mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ se ish-miss Skrapari u detyrua nga banda që të bashkëpunonte për vrasjen e të dashurit të saj, Marsel Sotirit. Lala tha se ish-missi kishte treguar për grupin hetimor të njëjtat detaje si Adriatik Coli, i penduari i drejtësisë. Më tej, shtoi se ish-missi kishte rrëfyer uljen e xhamit të mjetit, puthjen e më pas vrasjen e të dashurit.

‘Për vrasjen e Marsel Sotirit, ka qënë një vajzë e penduar, nuk po ia bëj publik emrin, ish-miss Skrapari, e cila tregonte të njëjtat detaje si Adriatik Coli. 2 të penduar për bandën. Ajo kishte krijuar një lidhje intime me Sotirin, ajo tha që banda më kërkoi që të ulja 2 ose 3 cm xhamin e makinës, kur e putha e ula’– ka thënë ajo, duke treguar më tej se ajo është mbajtur peng në bordin e një jahti.

Author: morevesh