Qyteti i Trostyanets në Ukrainë është pushtuar nga forcat ruse. Lajmin e bëri të ditur guvernatori i rajonit të Sumyt në Ukrainë, Dmytro Zhyvytskyi.
Sipas kreut të administratës shtetërore rajonale, pushtuesit kanë marrë në kontroll një qendër të mjekësisë ku mjekët janë paralajmëruar se do të pushkatohen nëse largohen. Sipas The Kyiv Independent, ata nuk i kanë lejuar mjekët të ndërhyjnë në urgjencat mjekësore, por vetëm tek fëmijët në raste urgjente.
“Popullsia vendase nuk është në gjendje të blejë ushqime dhe mallra të tjera. Të gjitha dyqanet janë plaçkitur, qyteti kontrollohet vazhdimisht nga snajperët. Nuk ka asnjë mundësi për të hyrë në qytet për të ndihmuar popullatën”, tha Zhyvytskyi.