Ambasadorja amerikane Yuri Kim diskutoi me kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Jashtme Olta Xhaçka mbi pushtimin e paprovokuar dhe të pajustifikueshëm të Rusisë në Ukrainë.
Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria do të vazhdojnë të koordinohen ngushtë me NATO-n, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe gjetkë për të bërë Rusinë përgjegjëse për agresionin e saj flagrant kundër Ukrainës, paqes dhe sigurisë globale.