Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që nuk shkarkoi Presidentin Ilir Meta.
Në një replikë me një komentues në Facebook, Kryeministri thotë se nuk komenton vendimet e gjykatave, edhe nëse janë të kundërta me qëndrimet e tyre.
“Gjykata Kushtetuese nuk varet nga qeveria i dashur Bajram dhe nuk e kuptoj për çfare dalje zbuluar e ke fjalën, sepse faktikisht Gjykata Kushtetuese doli kundër vendimit tonë! Ah, nëse ti ke menduar se unë duhet të kontrolloj edhe Gjykatën Kushtetuese atëherë ky nuk është faji im, sepse detyra ime është komplet tjetër dhe për sa kohe e kemi zgjedhur këtë sistem, duhet të pajtohemi edhe me faktin se pushtetet e pavarura mund të marrin vendime që nuk na pëlqejnë! Une nuk dua t’i komentoj vendimet e gjykatave, sepse nuk më takon, por që të më thuhet se një vendim gjykate që bie ndesh komplet me qëndrimin tim qenka zhgënjim prej meje, kjo është absurde fare”, ka shkruar Rama në Facebook.