Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, sot është një nga njerëzit me të pushtetshëm në botë, por pas rënies së Bashkimit Sovjetik ka qenë një njeri i varfër.
Në vitet 90’ problemet ekonomike kishin përfshirë të gjithë vendin dhe Putin tregon se dhe ai në atë kohë nuk kishte para. Për të siguruar jetesën atij i është dashur që të bëjë punë të ndryshme, ku një prej tyre ka qenë shofer taksie.
Sipas BBC këto fakte për Putin janë zbuluar nga një film dokumentar i quajtur ‘Rusia, historia e fundit’, që është transmetuar të dielën.
“Ndonjëherë më duhej të fitoja para shtesë. Dua të them, të fitosh para shtesë me makinë, si shofer privat. Është e pakëndshme të flasësh për të qenë i sinqertë, por fatkeqësisht ishte kështu“, mësohet të ketë thënë Presidenti i Rusisë.
Në atë kohë, taksitë ishin një gjë e rrallë në Rusi, por ata që bënin atë punin arrinin që të fitonin para mjaftueshëm.