Gazetari Artan Hoxha ka reaguar dy ditë më parë në lidhje me dosjen “Toyota Auris”, për të cilën prokurorët belgë, morën në pyetje Lulzim Bashën.
Në një postim në rrjetet sociale, Artan Hoxha teksa ka nxjerrë një sms që i është dërguar Bashës, shkruan se saktesia e informacionit që mori ky i fundit dhe e publikoi në Kuvendin e Shqipërisë me 22 qershor 2018, është e denjë për skena filmash.
Por pas publikimit të këtij mesazhi, CNA.al mëson se gazetari Artan Hoxha është kontaktuar nga prokurorët belg dhe i është kërkuar që të vihet në dispozicion të drejtësisë si dhe të jap informacione në lidhje me mesazhin e publikuar prej tij.
Po ashtu, mësohet edhe se prokurorët kanë kontaktuar edhe disa gazetarë të tjerë në Tiranë.
Çështja e Bashës po hetohet nga prokurorët belg, të cilët para pak ditësh për më shumë se dy orë “gozhduan” kryetarin e shkarkuar të PD. Tashmë pritet që brenda pak javëve çështja që po hetohet nga belget të shkojë për gjykim në Bruksel.