Kristi deklaroi mbrëmë në prime se është ndarë nga e dashura e tij, mirëpo siç duket këtë vendim e ka marrë vetëm ai brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Pasi jashtë vajza që ishte në një lidhje po e priste. Këtë e ka deklaruar dhe vetë Kristi dy javë më parë.
Madje gjatë një bisede me Tean dhe Dean, ai tregon se me të dashurën e kishte lënë që do e priste dhe ishte në merak sesi e sheh ajo nga ekrani.
Kristi: Nuk e di si po reagon ajo. Ajo mund të jetë duke qarë tani. Do jetë duke më parë. Është xheloze, por nuk e di çfarë mendon tani. Këtu brenda edhe e harron atë fare.
“A e doje?”, e pyet Tea. “Po, më pëlqente”, i tha Kristi.
“Të merr malli”, e pyet sërish Tea. “Po sa herë, por edhe e harroj se këtu harron dhe familjen”, ia kthen Kristi.
“Varet si e keni lënë para se të futeni këtu”, i tha Tea. “Do presim pra”, iu përgjigj Kristi. Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme.