Produksioni i ‘Big Brother VIP Albania’ është vënë shpesh herë në qendër të vëmendjes së publikut për disa ndodhi specifike. Mirëpo, ajo që ndodhi mbrëmë gjatë Prime-it, tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve. Të shtunën e kaluar, u hap një televotim për të zgjedhur banorët e preferuar. Deri këtu jemi ‘okej’.
Mbrëmë, mbërriti zarfi me emrat e personave më pak të preferuar, zarf i cili do duhej të lexohej nga Arbana. Por, nuk ndodhi kështu. Ajo i lexoi emrat nga skaleta.
“Është momenti të them se cilët do të jenë të nominueshëm sonte”
Këtë fjali nis të thotë Arbana e cila mban gjatë gjithë kohës sytë te skaleta, duke injoruar zarfin që mban në dorë.
Ky moment lë shumë dyshime mbi ‘fuqinë’ që ka publiku dhe produksioni, duke lënë të mendohet se ky i fundit është ai që vendos për fatin e banorëve, kush del në nominim, e deri tek fituesi i edicionit.
Tani, Nita, Kristi, Keisi dhe Armaldo ishin më pak të pëlqyer nga publiku e për pasojë shkuan automatikisht në nominim. Pas nominimeve, në televotim doli Nita, Ermiona dhe Armaldo.