Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, është zëri që do të përfaqësojë Shqipërinë sivjet në Eurovision.
“Sekret” mban titullin kënga e saj, e cila fitoi biletën e përfaqësimit të shtetit shqiptar në garën evropiane, padi u shpall triumfuese në Festivalin e RTSh-së në dhjetor të vitit të kaluar.
Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, këngëtarja Hajati publikoi të premten edhe klipin e këngës “Sekret”.
Klipi është xhiruar në lokacione të ndryshme në Shqipëri, teksa këngëtarja shqiptare vjen me një performancë mjaft të veçantë dhe unike në videon muzikore.
Ana vizuale i është besuar Radio Televisionit Shqiptar.
Kënga “Sekret” është e punuar në muzikë dhe tekst nga vet Ronela, ndërsa incizimi është bërë në studion e producentit Marko Polo.
“Eurovision 2022” do të zhvillohet në “Pala Olimpico Arena”, të Torinos në datat 10 dhe 12 (netët gjysmëfinale) dhe 14 maj (nata finale). /Telegrafi/