Një fotografi e adoleshentit të dyshuar që është ngjitur në rrethojën e kështjellës Windsor i armatosur me një hark për të tentuar të “vrasë Mbretëreshën” në ditën e Krishtlindjes është publikuar për herë të parë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Jaswant Singh Chail, 19 vjeç, postoi një video në ditën e Krishtlindjeve, ku shihet me një kapuç dhe që kërcënonte të vriste Mbretëreshën.
Burri, i veshur me një maskë të bardhë dhe tuta të zeza, tha: “Më vjen keq për atë që kam bërë dhe atë që do të bëj”.
“Do të tentoj të vras Elizabetën, Mbretëreshën e Familjes Mbretërore”.
Pamje që tregojnë dikë duke kërcënuar se do të ‘vrasë mbretëreshën’ – ndërsa një 19-vjeçar që u ngjit në gardhin e kështjellës Windsor është arrestuar nga policia
Më pak se gjysmë ore pasi klipi u shpërnda në Snapchat, një 19-vjeçar i armatosur me një hark u arrestua brenda territorit të kështjellës.
Babai i tij, Jasbir Singh Chail, 57, thuhet se tha: “Diçka shkoi tmerrësisht keq me djalin tonë dhe ne po përpiqemi të kuptojmë se çfarë”.
“Ne nuk kemi pasur rastin të flasim me të, por po përpiqemi t’i japim ndihmën që i nevojitet. Nga këndvështrimi ynë, ne po kalojmë një kohë të vështirë. Ne po përpiqemi ta zgjidhim këtë çështje dhe nuk është e lehtë”.
I dyshuari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur nga policia, u arrestua rreth orës 8:30 të mëngjesit të ditës së Krishtlindjes.
Ai u pa në CCTV duke bredhur pasi përdori një shkallë litari për të ngjitur një mur të jashtëm.
Mbretëresha ishte në rezidencë dhe do të hante drekë me Princin Charles, Camilla dhe Sophie Wessex.
Top Channel