Publikohen pamje ku shihet Snoop Dogg duke konsumuar lëndë narkotike para performancës në ‘Super Bowl’

Para shfaqjes së pjesës së parë të ‘Super Bowl’, u vendosën baste në Las Vegas që Snoop Dogg do të konsumonte marihuana dhe do pinte duhan brenda stadiumit SoFi.

Fillimisht, nuk kishte asnjë video të reperit duke tymosur në të vërtetë gjatë shfaqjes së pjesës së parë.

Por, më pas në rrjetet sociale u bën virale disa imazhe, në të cilat 50-vjeçari shihet duke konsumuar lëndë narkotike para se të ngjitej në skenë.

Në fillim kishte vetëm imazhe, por videot filluan të shfaqen menjëherë më pas, shkruan Marca.

Në video, ka një imazh të qartë të Snoop Dogg duke pirë duhan në shkallë pak para se të ngjitej në skenë për performancën e fundit.

Një kamerë brenda stadiumit kapi të gjithë sekuencën që e vë Snoop në qendër të vëmendjes.

Yjet e hip-hopit që u rikthyen me një performancë masive dhe dhuruan spektakël, u ngritë edhe kundër disa rregullave që u tha se u ndaluan nga NFL.

 

Author: morevesh