Psikologia ‘shpërtheu’ në ofendime ndaj opinionistes së “BBVA”/ Zhaklin Lekatari publikon mesazhet dhe zbulon si qëndron e vërteta pas audiove

Zhaklin Lekatarit, opinionistes së “BBVA”, i janë publikuar disa audio ku dëgjohet të kërcënojë një psikologe shqiptare, Anila Balla e cila jeton dhe ushtron profesionin e saj në SHBA.

“Ty Anila në shkollën e psikologjisë kështu të kanë mësuar që ti drejtohesh tjetrit dhe ti thuash që ti je e sëmurë psiqike? Je e sigurt Anila që je psikologe? Sepse unë do ta heq licensën e psikologes”, janë këto disa fjalë apo kërcënime që Zhaklina ka bërë drejt psikologes.

Pas publikimit të audiove, ka reaguar menjëherë opinionistja dhe ka treguar se si qëndron e vërteta me psikologen.

Zhaklina ka publikuar mesazhet me psikologen, ku duket se ka përdorur një gjuhë fyese e deri në përndjekje të opinionistes.

“Ke probleme të shëndetit mendor. Njeri i rëndomtë, femër që i kap më së miri kufijtë e ordineres. Me ligj ti duhet të ishe atje ku duhet të ishe”, janë disa nga fjalët e psikologes kundrejt Zhaklinës.

 

Author: morevesh